Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mourinho refuzon stolin e Lyon, pret një telefonatë nga Daniel Levy

Jose Mourinho refuzon stolin e Olympique Lyon. Presidenti i klubit francez Jean-Michel Aulas i ka ofruar rolin e trajnerit, 56-vjeçarit luzitan pas shkarkimit të brazilianit Sylvinho për shkak të rezultateve të dobëta por Mourinho e ka refuzuar këtë ofertë pasi pret një telefonatë nga Daniel Levy, presidenti i Tottenham për të marrë vendin e Pochettinos te Spurs-at në rast se argjentinasi shkarkohet nga drejtimi i klubit londinez. Pas ofertës që ka marrë nga Aulas, përgjigjia e Special One ka qenë e prerë një jo e thatë për numrin 1 të Lyonit i cili duhet të shikojë për alternativa të tjera. Më parë Mourinho ka refuzuar edhe dy oferta të tjera që nuk i janë dukur bindëse një nga Benfica për t’u rikthyer në Portugali dhe një tjetër nga Kina e Largët për të marrë drejtimin e Guangzhou Evergrande. Mourinho i cili prej pothuajse po qëndron pushim pret të ulet në stolin e një tjetër skuadre me emër që pas shkarkimit nga stoli i United.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...