Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League, kundër Bayer Leverkusen.
Në konferencën e dhënë për mediet, portugezi dha një lajm shumë të gëzueshëm për tifozët “verdhekuq”, ndërsa bëri me dije se El Shaarawy, Dybala dhe Smalling janë të gatshëm për të luajtur.
Lexo edhe:
- Ndërpret kontratën me Shkëndijën, Hasani: Nuk kam çfarë jap më, koha për gjeneratat e reja
- Igli Tare e mbyll me Lazio-n në verë, dy klube gjermane kërkojnë shqiptarin
- Jo vetëm Messi, edhe Neymar kërkon rikthimin te Barça
- Miku i Ronaldos: Nëse Arsenal do kishte firmosur me CR7, sot do kishte fituar titullin e Premier League
“El Shaarawy, Dybala dhe Smalling, të tre janë të disponueshëm për këtë ndeshje”-deklaroi tekniku.
Më tej kreu i stolit të Romës theksoi se e duan shumë këtë trofe.
“E dua trofeun e Europa League, për tifozët dhe për lojtarët.”- u shpreh ndër të tjera Mourinho.
