Premier League

Mourinho, rinovim “faraonik” për 5 sezone

Manchester United kërkon të blindojë portugezin Jose Mourinhon me megakontratën prej 75 milionë eurosh deri në vitin 2022. Tekniku i “Djajve të Kuq”, nuk duket të ketë kundërshtime dhe pritet të firmosë kontratën më jetëgjatë të karrierës së tij. Manchester United ka “fluturuar” këtë sezon në drejtimin e Mourinhos, me klubin anglez që ndan vendin e parë të klasifikimit të Premier League-s me Manchester City-n. 54-vjeçari portugez është trajneri më i mirëpaguar në botën e futbollit, përkrah kolegut dhe rivalit të Manchester City-t, Pep Guardiola, me të dy teknikët që, respektivisht, fitojnë plot 250 mijë paund në javë. Kjo pagesë pritet të mbetet e njëjtë për Mourinhon, por shpërblimi i tij në rast trofesh dhe fitoresh do të ngjitet në stratosferë.

Detajet e fundit të kontratës janë ende duke u përpiluar. Në verën e Vitit 2016 Mourinho firmosi kontratën 3-vjeçare me United, por si drejtuesit e klubit anglez ashtu edhe vetë tekniku janë të bindur se kanë një partneritet ideal, ndaj palët janë shumë të kënaqura për zgjatjen e afatit kohor të bashkëpunimit. Progresi i Mourinhos me këtë ekip në vetëm 1 vit e gjysmë ka impresionuar drejtuesit anglezë si dhe ka bërë që të fitojë zemrat e tifozëve, të cilët do ta kenë teknikun edhe për 5 vitet e ardhshme.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top