Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mourinho: Sanchez? Nëse do të na jepet një mundësi, do luftojmë për ta kapur

Arsenal's Chilean striker Alexis Sanchez celebrates scoring the second goal during the English Premier League football match between Arsenal and Sunderland at the Emirates Stadium in London on May 16, 2017. / AFP PHOTO / Adrian DENNIS / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read ADRIAN DENNIS/AFP/Getty Images)

E ardhmja e Alexis Sanchez vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Lojtari kilian është në skandencë kontrate dhe në verë do të largohet me parametër zero nga Arsenali por mund të ndodhë edhe që topçinjtë ta largojnë që në këtë merkato për të përfituar disa miliona euro nga shitja e tij. Për Sanchezin interesohet prej kohësh Manchester City por sëfundmi në garë për të marrë shërbimet e ish lojtarit të Barcelonës ka hyrë edhe Manchester United me kërkesë të trajnerit Jose Mourinho. Madje në këto momente Djajtë e Kuq duken më afër se City në garën për të firmosur me kilianin pasi Guardiola duket disi i dyzuar për këtë transferim. Për një kalim të mundshëm të Sanchez te Manchester United foli për mediat, Jose Mourinho me trajnerin portugez që nuk e fshehu dëshirën që sulmuesi të bashkohet me skuadrën e tij. “ Normalisht goditjet e mëdha bëhen në merkaton e verës por në disa raste ndonjë transferim edhe mund të ndodhë. Jam dakort se nëse në tavolinë do të na paraqitet një mundësi e mirë ne do të luftojmë për të. Por nëse do të ndodhë, do të ndodhë, nëse jo nuk do të ndodhë”, deklaroi Special One.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...