Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mourinho “show”: Të zhduket në janar, tradhtarit të Romës ia preva shkurt!

Roger Ibanez gaboi në derbin ndaj Lazios. Mbrojtësi brazilian i Romës, i dhuroi golin e fitores bardjekaltërve, por Jose Mourinho e mbrojti pas ndeshjes. “Kundër Sassuolos do të luajnë Ibanez dhe 10 lojtarë të tjerë. Unë i respektoj ata që kanë dhënë gjithçka që prej momentit që ndodhem këtu”, deklaroi “Special One”.

Trajneri portugez është i njohur për deklarata të tilla motivuese, por ekziston edhe ana tjetër e medaljes, pasi në shumë raste Mou nuk fal dhe nuk përton të kalojë “fajin” te lojtarët. Roma mori një pikë pas barazimit 1-1 në Sassuolo, me verdhekuqtë që nuk ia dolën të ruanin avantazhin e krijuar pas golit të Abraham.

U tradhtuam nga sjellja aspak profesionale e një lojtari, emrin e të cilit nuk e zbuloj. E ftova të gjente një klub tjetër në merkaton e janarit”, deklaroi 59-vjeçari nga Setubali, të cilit i pëlqen të flasë me kode, duke krijuar kuriozitet të madh se për kë bëhet fjalë.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...