Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho sulmon mediat dhe mbron Pogbanë

Jose Mourinho është përplasur me gazetarët, në lidhje me lajmet e fundit të raportuara në media, mbi një krisje mes portugezit dhe mesfushorit Paul Pogba.

Trajneri i Manchester Unitedit ka reaguar me tone të ashpra, duke u kërkuar gazetarëve që të jenë më të përgjegjshëm mbi ato çfarë shkruajnë dhe të marrin mundimin të verifikojnë gjërat.

“Të gjitha çfarë keni shkruar dhe raportuar, janë gënjeshtra dhe shpifje. Unë marr përsipër të flas në emër të Pogbasë dhe mund t’ju them se Paul është koshient që në takimet e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Mund t’ju them gjithashtu se mes nesh ka pasur vetëm diskutime dhe debate pune, në të mirë të përmirësimit të lojës së skuadrës, por aspak grindje apo tensione, siç keni raportuar ju. Mua dhe Paul tani na mbetet detyra që të punojmë, për të rikthyer lojtarin në formën më të mirë të mundshme, ndërsa juve ju mbetet të tregoheni më korrektë në atë që shkruani dhe të mos merrni përsipër të flisni në emër të të tjerëve, pa ju autorizuar”, u shpreh Mourinho.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...