Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mourinho synon Brozovic, Juvja gati të rinovojë me Asamoah

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit të Mnachester United, Jose Mourinho për merkaton e Janarit. 25-vjeçari konsiderohet si një nga alternativat kryesore për të përforcuar mesfushën e “djajve të kuq”. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, pasi nga hapja e merkatos na ndan thuajse një muaj. Gjithsesi, klubi anglez ka kohën e mjaftushme për të përgatitur ofertën për kroatin.

Ndërkohë Kriza e Alex Sandros me Juventusin dhe dëshira e tij për t’u larguar nga bardhezinjtë ka shtyrë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, të heqin nga lista e largimeve Kwadwo Asamoah. Klubi torinez ka nisur nga puna për rinovimin e kontratës me mbrojtësin 28-vjeçar, i cili, sipas mediave italiane, pritet të firmosë shumë shpejt kontratën e re.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...