Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mourinho tenton goditjen e madhe, thërret te Roma fituesin e pesëfishtë të Championsit

José Mourinho provon goditjen e madhe në merkato. Sikurse shkruan “Corriere dello Sport”, trajner portugez synon të veshë me fanellën verdhekuqe uelsianin Gareth Bale, të cilit në fund të këtij muaji i përfundon kontrata me Realin e Madridit.

Në fakt, gazeta italiane i referohet një lajmi të spanjolles “El Nacional”, e cila zbulon synimin e teknikut luzitan për të pasur nën urdhrat e tij anësorin e famshëm, fitues i pesë Champions League me klubin “merengues”.

Mourinho thuhet se e ka telefonuar lojtarin për ta bindur që të nisë një aventurë të re te Roma, në Serinë A. Disa skuadra spanjolle janë të interesuara për Bale, por “Special One” do të mundohet ta marrë në Trigoria për të pasur një përforcim cilësor në repartin ofensiv. Me kualifikim e Uellsit në Botëror shuhet çdo dyshim mbi idenë e lojtarit për të varë këpucët në gozhdë. Të paktën deri në dhjetor as që bëhet fjalë për tërheqjen nga futbolli.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...