Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho: Tentova të mbaj Eriksen, por ai e kishte ndarë mendjen

Jose Mourinho mori drejtimin e Tottenham pak muaj më parë, duke zëvendësuar Maurizio Pochettinon, ndërsa tentativa e parë që bëri, ishte të bindë danezin Eriksen që të firmosë rinovimin me londinezët.

Ka qenë vetë trajneri portugez që zbuloi një detaj të tillë gjatë konferencës për shtyp, ndërsa shpjegoi se kishte marrë një përgjigje të qartë nga Eriksen, që vetëm javën e kaluar u transferua në Milano, te Interi.

“Kur erdha te Tottenham, fola me të dhe më bëri të qartë se e kishte marrë vendimin e tij dhe se nuk kishte mundësi ta rishikonte. Që nga ai moment unë fillova të ndërtoj skuadrën pa Eriksen, ndaj dhe e aktivizoja vetëm në momente të caktuara. Megjithatë ai kishte respekt për shokët e skuadrës dhe klubin, dhe tregohej gati sa herë që kishim nevojë për të”, deklaroi Mourinho.

Më pas portugezi shtoi se për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet, Tottenham bëri një biznes të mirë, duke shmangur humbjen me parametra zero dhe arkëtuar rreth 20 milionë euro për kartonin e danezit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...