Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Mourinho “thumbon” Juven: Janë favoritë, por mund të eliminohen nga Atletico

Ndërkohë që Juventusi po përgatitet të luajë transfertën ndaj Atleticos së Madridit në “Wanda Metropolitana”, të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, ka ardhur edhe një opinion i Jose Mourinhos për këtë përballje.

Tekniku portugez, që ka një qëndrim armiqësor ndaj Juventusit, pasi ka qenë më herët trajner i Interit, ka analizuar përballjen e sotme, duke theksuar bardhezinjtë janë pretendentët kryesorë për Championsin, por mund edhe të eliminohen nga Atletico.

“Juventusi është skuadra pretendente për Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe për më tepër, ka në ekip Ronaldon, një futbollist vendimtar në kompeticione të tilla. Megjithatë nuk do të surprizohesha aspak, nëse ata do të eliminoheshin nga Atletico, pasi kush njeh Simeonen, e di mirë që skuadrat e tij nuk dorëzohen lehtë”, tha Mourinho.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...