Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mourinho: Unë te Portugalia? Nuk jam ende i lodhur

 

Për të parë Jose’ Mourinhon në stolin e Portugalisë duhet pritur gjatë. “Special One” nuk e ka fshehur kurrë ambicien për të drejtuar përfaqësuesen luzitane, madje disa vite më parë për pak u ngjit part-time në këtë detyrë, por nuk u lejua nga Reali i Madridit. Gjithsesi, Mourinho është i bindur që kjo ëndërr e tij do të realizohet, ndoshta kur të ndihet paksa i lodhur.

“Nuk e ndiej aspak lodhjen e punës së përditshme. Mendoj se do të vazhdoj të punoj trajner në klube, sepse kam nevojë për ndeshjet e çdo jave dhe stërvitjet e përditshme. Do të thosha se nuk e ndiej fare lodhjen.”

Trajneri i Manchester Unitet do të dëfrehet si spektator gjatë Botërorit.

Lojtarë të tillë si Messi dhe Ronaldo janë kaq të fortë sa i bëjnë më të mira skuadrat respektive, përkundër sa janë të vërtetë. Prandaj, mendoj se Argjentina dhe Portugalia do të bëjnë mirë. Brazili, falë trajnerit Tite, do të luajë mirë taktikisht, duke i besuar edhe talentit natyral të brazilianëve. Edhe “Selecao” duhet marrë në konsideratë. Nga skuadrat europiane, Spanja është shfaqur shumë e fortë në kualifikuese, ka një përzierje të eksperiencës dhe cilësisë. Por kurrë nuk i dihet, në Botëror gjithmonë shfaqet një skuadër surprizë.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...