Premier League

Mourinho “zë mend”, nuk lejon largimin e Rashford

Jose Mourinho duket se ka mësuar nga gabimet e mëparshme me të rinjtë si Salah e De Bruyne, ndaj dhe do të tregohet më i duruar me Marcus Rashford. Talenti anglez ende nuk ka shpërthyer përfundimisht, kjo edhe për faktin që nuk luan rregullisht, prandaj dhe në dyert e “Djajve të Kuq, kanë trokitur Everton, Newcastle e Leicester City për huazimin e sulmuesit. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për huazim, Mourinho nuk pranon të privohet nga Rashford, duke kthyer mbrapsht çdo ofertë, teksa këtë vit pritet t’i japë më shumë hapësira talentit 20-vjeçar.

To Top