Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka zbuluar se José Mourinho, trajneri portugez i Romës, do të hyjë në “Hall of Fame” të Serisë A në vitin 2023.
Përveç Mourinhos, u zgjodhën edhe Gianfranco Zola, Zinedine Zidane dhe Sinisa Mihajlovic.
Ky i fundit, i cili u nda nga jeta në dhjetor 2022 për shkak të sëmundjes së Leucemisë, do të ketë një përkujtim të veçantë, pasi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar dhe trajner e kaloi në Itali.
LEXO EDHE:
- Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
- “Çmenden” arabët, ofertë stratosferike për Lionel Messin
- Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten
- Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”
Kjo iniciativë u krijua në vitin 2011 si pjesë e muzeut italian të futbollit, që dëshiron të kujtojë legjendat që lanë gjurmë të pashlyeshme në Serinë A dhe ekipin kombëtar. Zgjedhja e tyre bëhet nga lojtarët, trajnerët, menaxherët dhe gjyqtarët.
