Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mourinhos “i hapet oreksi”, kërkon një mesfushor për të synuar titullin

Triumfi në Conference League ka hapur oreksin për Romën dhe Jose Mourinhon, teksa pas firmës me Paulo Dybalën, trajneri portugez duket i bindur se me dy afrime të tjera, verdhekuqtë mund të hedhin kandidaturën për titull.

Emri i përzgjedhur nga portugezi për t’iu bashkuar romanëve është holandezi Wijnaldum, pjesë e Paris Saint Germain, por që nuk bën pjesë në planet e Galtier dhe është në kërkim të një skuadre ku të luajë rregullisht.

Mourinho ka telefonuar personalisht mesfushorin që ka shkëlqyer me Liverpoolin dhe i ka kërkuar t’i bashkohet në projektin e tij te Roma, por problem për momentin mbetet paga e tij e lartë, prej 9 milionë eurosh në sezon.

Verdhekuqtë janë gati të paguajnë vetëm gjysmën e saj për një huazim një vjeçar dhe tani i takon PSG-së që të marrë një vendim, por nëse Wijnaldum transferohet te Roma, atëherë Mourinho do të ketë në dispozicion një tjetër futbollist me mentalitet fituesi dhe eksperiencë në nivele të larta.

Ndërkohë për mbrojtjen verdhekuqtë po punojnë për të firmosur me Zagadou, mbrojtës që ka luajtur me Borussian e Dortmundit dhe për momentin është lojtar i lirë. Me të dhe Wijnaldum, merkatoja në hyrje e Romës mund të quhet e përfunduar, teksa Mourinho po punon për të konsoliduar rreshtimin 3-4-2-1.

Ja si pritet të luajë Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Matiç, Wijnaldum, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Abraham

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...