Serie A

Moviola e derbit/ Mariani nuk sheh faullet, fal Kjaer e Kessie nga kartoni i dytë i verdhë

Milani u rikthye të fitojë një ndeshje derbi pas afërsisht 5 vitesh, teksa triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Interit mbrëmjen e djeshme, në një takim që u vendos nga dopieta e gjigantit suedez Zlatan Ibrahimovic, shënuar në minutat e para të përballjes.

Ndonëse me 39 vite mbi supe, Ibra konfirmoi sërish se mbetet një nga qendërsulmuesit më të mirë dhe nuk fal asgjë në të tilla përballje, ndërsa Interi u shfaq i brishtë në mbrojtje, aty ku serbi Kolarov vijon të zhgënjejë e të bëjë gabime amatore.

Megjithatë moviolat në mediat italiane kanë drejtuar gishtin edhe nga arbitri Maurizio Mariani, i cili u pa shpesh i pasigurt në vendimet e tij dhe me disa prej tyre kushtëzoi jo pak ecurinë e ndeshjes.

Ja rastet për moviolë, sipas mediave italiane:
12’ – E qartë penalltia për Ibrahimoviç. Mbrojtësi serb Alexander Kolarov e godet dukshëm dhe në mënyrë naive suedezin nga pas dhe Mariani nuk ka dyshime për akordimin e penalltisë.

36’ – Abritri injoron një mbajtje të dukshme me dorë të Kjaer ndaj Lautaros, mbi vijën e 16 metrave, duke lënë lojën të vijojë. Sulmuesi argjentinas u rrotullua dhe u nis drejt zonës, por u mbajt nga danezi, që jo vetëm bëri faull, por rrezikoi edhe ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë.

38’ – Lukaku shpërthen në krah dhe Theo Hernandez i jep një shtyrje të lehtë, por e mjaftueshme për t’i humbur ekuilibrin. Arbitri lejon lojën të vijojë, por ishte faull për Interin dhe karton i verdhë për mbrojtësin francez.

56’ – Gabimi ndoshta më i rëndë i arbitrit Mariani. Kessie sheh t’i ;largohet topi më shumë nga këmbët dhe në tentativë për ta rikuperuar, vendos takën mbi kaviljen e Hakimit në mënyrë të dhunshme. Arbitri çuditërisht nuk vërshëllen faull fare, por faulli ishte i rëndë dhe në limitet e kartonit të kuq. Gjithsesi për Kessie do të mjaftonte edhe një i verdhë për të lënë fushën e lojës, pasi ishte ndëshkuar edhe në pjesën e parë. E habitshme sesi VAR nuk ndërhyn, pasi Chiesa në Crotone-Juventus u ndëshkua me karton të kuq për një faull akoma më të lehtë sesa ai i Kessie.

74’ – Arbitri akordon penallti për Interin, por më pas anulohet gjithçka nga VAR-i për pozicion jashtë loje të Lukakut. I drejtë interpretimi i Irratit në VAR, pasi prekja e Kjaer ishte aksidentale dhe nuk e shpëtonte Lukakun nga pozicioni jashtë loje.

93’ – Lukaku shërbehet në zonë dhe i vetëm me Donnarummën gjuan keq e dërgon topin jashtë, por ka dyshime për një kontakt mes tij dhe Theo Hernandez, me mbrojtësin që godet këmbën e belgut dhe ndikon në gjuajtjen e gabuar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency