Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Moyes e ul në stol, Joe Hart rrezikon Botërorin

Joe Hart nuk po kalon një periudhë aspak të mirë në karrierën e tij, pasi që prej ardhjes së Pep Guardiolës në stolin e Manchester City-t, është detyruar të luajë në huazim, në klube të tjera. Kështu, pas sezonit të kaluar te Torino, këtë vit Hart u rikthye në Angli, por u huazua te skuadra e West Hamit.

Ecuria e portierit të kombëtares angleze nuk është ajo e duhura, pasi pritjet e tij fantastike shoqërohen vazhdimisht me gafa dhe kjo ka bërë që trajneri David Moyes ta ulë në stol, duke filluar që nga takimi i radhës. Këtë fundjavë West Hami do të presë Chelsean dhe Moyes ka vendosur të hedhë në fushë portierin spanjoll, Adrian, ndërsa për Hart do të ketë vend vetëm në pankinë.

Nëse Adrian do të konfirmohet si titullar edhe në javët në vazhdim, atëherë Joe Hart rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në kampionatin botëror ‘Rusi 2018’. Trajneri Southgate është kritikuar vazhdimisht për aktivizimin si titullar të Hart, ndaj nëse mbrojtësi ekstrem përfundon në stol, mund të mos përfshihet fare në listën me 23 lojtarë që do të udhëtojnë drejt Rusisë, në periudhën qershor-korrik 2018.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...