Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Moyes nuk e përjashton francezin Zouma nga skuadra: Do t’i mësojmë si t’i trajtojë kafshët

Trajneri i West Ham-it, David Moyes, zbuloi se Kurt Zouma do të grumbullohet për për ndeshjen e së dielës në fushën Leicesterit, pavarësisht polemikave të ditëve të fundit rreth sjelljes së dhunshme të futbollistit ndaj maceve të tij. Në fakt, Organizata e mbrojtjes së kafshëve, RSPCA, ia ka hequr dy macet nga shtëpia 27-vjeçarit. Moyes u kritikua për aktivizim e francezit Zouma kundër Watford, të martën, pasi shfaqjes së videos së mbrojtësit.

“Ka pikëpamje të ndryshme nëse ai duhet të jetë në dispozicion. Ne vendosëm që ai duhet. Unë i qëndroj vendimit tim,” – tha Moyes.

Zouma është gjobitur me shumën maksimale të mundshme nga Hammers dhe kjo tarifë do të shkojë për organizatat që mbrojnë kafshët.

“Nuk mendoj se një klub mund të kishte ndërmarrë veprime më shpejt sesa kaq. West Ham ka bërë një punë vërtet të mirë,” – shtoi Moyes.

“Nuk po e fal, veprimet e tij ishin të tmerrshme. Ato ishin djallëzore, por ne kemi zgjedhur ta kemi në skuadër. Ne do t’I vijmë në ndihmë. Ashtu si njerëzit që kanë marrë dënime për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, edhe Kurt është dënuar. RSPCA do të na ofrojë disa kurse që Kurt të më kuptojë rreth kafshëve dhe si t’i trajtojë. Ai është penduar shumë. Ai shpreson që të falet për një veprim kaq të keq.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...