Bournemouth mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Liverpool me rezultatin 1-0. Një sukses që i dedikohet tërësisht David Brooks.
Lojtari i datëlindjes 1997 përjetoi një fatkeqësi së fundmi duke qenë se në vitin 2021 u diagnostifikua me kancer. Megjithatë, Brooks nuk u dorëzua kurrë dhe ia doli ta mposhtte me sukses sëmundjen e rëndë duke hedhur pas krahëve një pjesë të errët në historinë e jetës.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- Bekim Balaj gjen golin e parë, por Vllaznia ngec, Tirana merr sërish kreun
- VIDEO/ Triumf me aromë braziliane, Real përmbys Espanyol dhe i bën “presion” Barcelonës
- “Nuk do luajmë me frena dore”, Xavi: Ndaj Bilbaos si një finale, dua titullin
Në majin e vitit të kaluar, Brooks njoftoi se e kishte kaluar sëmundjen dhe tashmë është më pranë se kurrë të ushtruarit pasionin e madh, futbollin.
Kështu, në sfidën ndaj Liverpool, Brooks ishte pjesë e stolit të Bournemouth duke ndjekur nga pranë shokët e skuadrës. Një grumbullim që erdhi pas plot 525 ditësh me tifozët të cilët i dhuruan një pritje të ngrohtë 26-vjeçarit. Një histori speciale nga Premier League teksa triumfi i Bournemouth ndaj Liverpool u frymëzua nga rikthimi i Brooks.
