Piloti i Moto2 nga Afrika e Jugut, Steven Odendaal, arriti të ruante në mënyrë të pabesueshme motorin e tij gjatë provave të së shtunës në Çmimin e Madh të Çekisë.
Ai thuajse e humbi kontrollin e motorit kur goma e pasme kaloi në një pjesë të lagur, por tregoi nerva të forta duke shmangur rrëzimin.
Pamjet e regjistruara tregojnë se çfarë mrekullie ka bërë Odendaal, duke “shpëtuar” motorin dhe veten nga rrëzimi i sigurt.
Reagimi i pilotit afrikano-jugor për bën xhiron e botës.