Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Mrekullia “Kroaci”/ 30 vite jetë, 4 milionë banorë, tri herë mes 4 më të mirave të botës

Përfaqësuesja e re e Kroacisë e pa rrezen e dritës në vitin 1992. Ndeshja e parë ishte miqësorja kundër Australisë, më 7 maj të po këtij viti. Që atëherë, kroatët kanë arritur tri herë në gjysmëfinale të një Kupës së Botës.

Një arritje e pabesueshme, edhe sepse Kroacia është një vend që me as 4 milionë banorë. Shpërthimi i parë ndodhi në “Francën ’98”, në pjesëmarrjen e saj të pare në Botëror, ku skuadra ballkanase mbërriti në gjysmëfinale për të sfiduar mikpritësit, pasi poshtëroi kampionen në fuqi të botës, Gjermaninë (3-0).

Një dygolësh nga Thuram i dha fund ëndrrës (2-1), por skuadra e atëhershme e drejtuar nga Miroslav Blazevic do të ngushëllohej duke fituar medaljen e bronztë, falë suksesit ndaj Holandës. Në botërorët e viteve 2002, 2006 dhe 2014, nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, ndërsa në vitin 2010 as u kualifikua në Kupën e Botës.

Finalja në Rusi, katër vjet më pare, është histori e kohëve të fundit. Përsëri, ishte Franca ajo që i dha fund ëndrrës. Ndoshta edhe këtë edicion përsëritet e njëjta finale.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...