Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Muaj “horror” për Interin, tronditen pozitat e Spallettit

Interi u eliminua nga Liga e Kampionëve mbrëmjen e djeshme, pasi nuk ia doli të mposhtë PSV-Eindhovenin në “San Siro”, në një sfidë ku u ndal në barazim 1-1 dhe tashmë do të duhet të vijojë aventurën e tij në Ligën e Europës.

Gjithsesi vlen të theksohet se 7 ndeshjet e fundit, të luajtura në harkun kohor të rreth 5 javëve, kanë qenë një horror i vërtetë për zikaltrit, që kanë arritur të fitojnë vetëm një prej tyre, kanë humbur 3 dhe kanë barazuar po aq.

Ka mjaftuar një muaj më tepër se i zi, që zikaltrit jo vetëm të eliminohen nga Liga e Kampionëve, por të dalin përfundimisht nga lufta për titull, ndonëse janë luajtur vetëm rreth 40 % të ndeshjeve të sezonit.

Këtë të shtunë në “San Siro” do të vijë Udinese, skuadra që “zhyti në krizë zikaltrit e Spallettit vitin e kaluar, pasi pikërisht një humbje ndaj friulianëve bëri që Interi të prishte serinë e rezultateve pozitive dhe të futej në një tunel për më shumë se 3 muaj.

Tifozët zikaltër kanë drejtuar gishtin nga Spalletti, që për hir të së vërtetës, e ka pranuar edhe vetë se ka gabuar ndërrimet në të paktën 3-4 prej këtyre takimeve, që mund t’i kushtojnë shumë të ardhmes së tij në stolin e Interit.

Sfida e fundjavës përballë Udineses do të jetë një test i rëndësishëm më tepër për Spallettin, sesa për Interin, që ka “larë duart” me titullin, por duket në rrugë të mbarë për një vend në zonën Champions.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...