Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Muaji i Ramazanit, FSHF shtron iftar për futbollistë, gazetarë e drejtues të klubeve të Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit ka shtruar iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit për futbollistë, drejtues të klubeve të Superiores si edhe përfaqësues të mediave, të cilët agjërojnë.

Lexo edhe:

Iftari u organizua nën kujdesin e veçantë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili në një fjalë të shkurtër përshëndetëse para të pranishmëve theksoi se muaji i shenjtë i Ramazanit është i rëndësishëm për të gjithë pasi nëpërmjet sakrificës na nxjerr në pah vlerat më të mira njerëzore.

“Ju falënderoj që pranuat ftesën e FSHF-së për të marrë pjesë në këtë iftar që organizuam me rastin e muajit të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj darke e përfaqësie, ne falënderojmë të gjithë besimtarët myslimanë të komunitetit të futbollit, dhe jo vetëm, për muajin e madhërishëm të Ramazanit. Ky është një muaj i rëndësishëm për të gjitha virtytet që ka, është muaji i solidaritetit, i bashkimit, i faljes e i sakrificës.

Dua t’ju uroj sa më shumë mbarësi të gjithë juve që jeni këtu, komunitetit sportiv dhe të gjithë shoqërisë shqiptare. Ne jemi si një familje e madhe dhe çdo gjë e ndajmë bashkë në futboll, në jetë, në besimin fetar e në gjithçka tjetër dhe për këtë jam i lumtur e i gëzuar që jam pjesë e juaja”, – tha Presidenti Duka duke uruar që Zoti t’ua pranojë të gjithëve agjërimin, lutjet dhe sakrificën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...