Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Muçi dhe Batha, dy liderat e kësaj Tirane!

Te Tirana nëse do të shikoje statistikat nga fundi nëntorit e mbrapa do të shikoje se 6 nga tetë golat e fundit të Tiranës, janë shënuar nga dy lojtarë, Batha dhe Muçi. Në Korçë, Batha realizoi golin e barazimit, ndaj Apolonisë, Batha dhe Muci shënuan të dy në suksesin 3-0. Në lac fitorja e parë e Dedes u vulos nga Batha, ndaj kastriotit pika erdhi nga Muçi, ndërsa në humbjen 3-2 në Shkodër, ishte Muçi që shënoi njërin nga dy golat për Tiranën. Dhe këtë vit bardheblutë duket se sërish po mbështeten te njerëzit e shtëpisë, ndërsa prurjet nga Afrika gjatë merkatos së verës nuk kanë patur impaktin e pritur në ekip.

Megjithatë të shkosh larg duke u përqëndruar te vetëm dy lojtarë në gjetjen e golit, dhe pse në Superiore, golat kryesisht janë me pikatore duket deri diku e vështirë. Por është fakt se kjo Tiranë, në epokën Dede është mbështetur te golat e Muçit dhe Bathës. Dy lojtarë që kurrë nuk kanë lënë në baltë bardheblutë, në ditë të mira e të vështirë, si për të konfirmuar, se zgjidhja te bardheblutë vjen gjithmonë nga njerëzit e shtëpisë, pavarësisht emrave që mund të afrohen në merkato.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...