Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Muçi: Tifozët fantastikë, përpiqem të jem i denjë për dashurinë e tyre

Besiktasi mposhti 2-0 Ankaragucun, duke rigjetur tri pikët në Superligën turke, që bardhezinjve u mungonin prej pesë ndeshjesh.

Ernest Muçi zhbllokoi takimin në pjesën e parë falë një goli shumë të bukur, i treti për të me skuadrën nga Stambolli. Ndërkohë që te goli i dytë ishte protagonist Milot Rashica me asist.

Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ndërkohë që pas përfundimit të sfidës vlerësoi fitoren dhe u ndal te tifozët e zjarrtë të Besiktasit.

 

Jemi një skuadër e mirë. Kemi pasur probleme në pësimin e lehtë të golave, por ndaj Ankaragucusë e mbajtëm portën e paprekur. Dhe kjo është e rëndësishme.

Fituam përpara tifozëve tanë, të cilët më kanë mbështetur shumë. Tani do të përballemi në Kupë me të njëjtin kundërshtar. Le ta harrojmë të kaluarën dhe të fokusohemi tek e ardhmja.

Lexo edhe: 

Dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen. Do të përpiqem të jem i denjë për dashurinë e tyre. Duhet t’i fitojmë takimet e mbetura, që t’i kënaqim tifozët dhe veten tonë.

Roli si numër 10-sh pas sulmuesit kryesor? U përpoqa të jepja kontributin tim për skuadrën, në të dyja fazat e lojës. Në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse.

Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë si skuadër. Vrapuam dhe luftuam së bashku. Duhet të vazhdojmë përpara me performanca të tilla”, deklaroi Ernest Muçi.

Besiktasi rikthehet të luajë përballë Ankaragucusë të martën, për llogari të gjysmëfinales së parë të Kupës së Turqisë. Duel që do të zhvillohet në transfertë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...