Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Mudryk do fitojë Topin e Artë, është më i fortë se Vinicius Junior”

Igor Jovicevic e di mirë se çfarë potenciali ka Mykhaylo Mudryk. Trajneri i Shakhtar Donetsk foli për Cadena SER rreth talentit ukrainas, i cili u transferua te Chelsea për 100 milionë euro.

22-vjeçarit i kanë mjaftuar pak minuta për të fituar dashurinë e tifozëve londinezë. Jovicevic beson se Mudryk do të fitojë Topin e Artë një ditë, teksa e cilëson më të fortë se Vinicius Junior.

Mudryk mund të shkojë aq larg sa të dojë. Ambicia e tij nuk njeh limite, ai mund të fitojë Topin e Artë. Mudryk ka më shumë aftësi sulmuese sesa Vinicius Junior.

Sigurisht që nuk mund të bëj krahasime, sepse Mudryk sapo ka mbërritur në majat e futbollit. Vinicius ndodhet në këto nivele prej vitesh, por ukrainasi ka një potencial të madh.

Ai ka një etikë punë të jashtëzakonshme, ai vazhdon të stërvitet edhe kur të tjerët pushojnë. Ai gjithmonë dëshiron të përsosë goditjen e tij.

Ma shprehte gjithmonë se donte të bëhej futbollisti më i mirë në botë. Mudryk ka një mentalitet fitues të pabesueshëm”, u shpreh trajneri kroat.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...