Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Muller optimist: Titulli do mbetet pronë e Bayernit!

Bayern Munich humbi një mundësi të mirë për të fituar zyrtarisht titullin kampion në Bundesliga për të 7-in vit rradhazi me barazimin 0-0 që regjistroi në fushën e Leipzig. Megjithatë bavarezëve do t’u mjaftonte qoftë edhe një barazim në sfidën e fundit ndaj Frankfurtit në Alianz Arena. Pavarsisht barazimit ndaj Leipzig që i i shtyu festën bavarezëve, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Niko Kovac, Thomas Muller është optimist se titulli do të jetë pronë e Bayernit edhe këtë sezon. “ Ndaj Leipzig bëmë një paraqitje shumë të mirë, e dominuam ndeshjen por nuk na mungoi vetëm goli, edhe pse nuk fituam mendoj se kjo ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar këtë sezon. Gjithsesi jam i sigurtë se të njëjtën paraqitje do ta bëjmë edhe pas një jave në sfidën ndaj Frankfurt dhe këtë herë mendoj se do të shpërblehemi duke fituar titullin kampion, në skuadër ekziston një dëshirë shumë e madhe për të fituar”, deklaroi Thomas Muller.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...