Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Muller paralajmëron Dortmundin: Ndaj tyre, si ndaj PSG-së

Muller paralajmëron Dortmundin
Muller paralajmëron Dortmundin

Bundesliga rikthehet pas pauzës së kombëtareve me pjatën e saj më të fortë: “Der Klasikker”, në program këtë të shtunë në 18:30 dhe që do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në SuperSport 2.

Bayern Mynih-Borusia Dortmund, “armiqtë” e mëdhenj përplasen këtë të shtunë në një akt të jashtëzakonshëm rivaliteti, që vlen më së paku kryesimin në futbollin gjerman, por që mund të rezultojë edhe një gur i rëndë në luftën për titullin kampion.

Dortmundi udhëton drejt rivalëve bavareze me 1 pikë më shumë në krye të klasifikimit, çka e bën sfidën edhe më të zjarrtë me ish trajnerin e Borussias, Thomas Tuchel që debuton pikërisht ndaj ngjyrave verdhezi në stolin e Bayern.

Thomas Muller është një nga ata që e dinë se çfarë duhet për të mundur Borussian e Dortmundit. Ai gjithashtu e di se si ndihesh kur humbet ndaj tyre, teksa shpjegon pikë së pari si e presin këtë përballje.

“Synimi ynë është të fitojmë titullin e Bundesligës. Në kërkojmë të jemi gjithmonë të suksesshëm dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ne jetojmë për momente si ato kur luan në shtëpi ndaj PSG dhe i gjithë stadiumi të mbështet. Janë emocionet se përse ne stërvitemi. Tani e njëjta skenë është ngritur pasi në Klasike do të kemi të njëjtat emocione, por ne na duhet të punojmë shumë për këtë”, tha Muller.

Lexo edhe:

  1. Tudor “shigjeton” Serinë A: Liga franceze më e fortë!
  2. Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
  3. Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!
  4. Goditje në merkato, Juventus pas yllit të Bayern Munich

Bayerni nuk ka humbur në shtëpi në Bundesliga përballë Dortmundit që nga 2014-a. Muller e ka një shpjegim se si bavarezët ia kanë dalë ta dominojnë kaq shpesh këtë sfidë veçanërisht në Mynih.

“Borussia e Dortmundit është dhe gjithmonë ka qenë një skuadër që do të luajë futboll sulmues. Ajo ka lojtarë të mirë në sulm. Kjo do të thotë se është diçka normale që ka shënuar shumë gola në këto ndeshje. Rekordi ynë ndaj tyre duket i mirë dhe e kemi ndier këtë në vitet e fundit, ndaj duam të vazhdojmë. Kur shikon Dortmundin tani ata kanë patur rezultate shumë të mira dhe pësojnë më pak gola, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh lideri bavarez.

Si rrallëherë në këtë sfidë Dortmundi vjen duke i parë nga lart poshtë në klasifikim rivalët e vjetër, diçka me të cilën Muller natyrisht nuk është mësuar.

“Është një ndjesi e keqe, sepse më parë duhet të vendosësh këmbët në tokë pasi ke rrëshqitur. Kjo ndodhi me ne në javën e fundit të kampionatit dhe pas asaj humbje me Leverkusen jemi ndier vërtet keq. Tani na duhet të fitojmë kundër Dortmundit. Do të shkojmë për tifozët tanë në “Allianz Arena” me ndeshje si ajo ndaj PSG në mendje. Ne jemi mësuar të luajmë nën presion dhe rëndësia e kësaj ndeshjeje është shumë më e madhe se sa ka qenë në vitet e kaluar për shkak të situatës aktuale”, deklaroi veterani gjerman.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...