Shorti i Ligës së Kampionëve vendosi që njëra prej çerekfinaleve të jetë ajo mes Villareal dhe Bayern Munich. Spanjollët pasi eliminuan Juventusin do të tentojnë surprizën edhe ndaj gjigandëve bavarezë, të cilët janë të paralajmëruar për ta marrë seriozisht “nëndetësen e verdhë” të drejtuar nga Unai Emery.
Këtë e ka theksuar edhe Thomas Muller, i cili shprehet se Villareal është një kundërshtar i vështirë ndërsa shtoi se ishte me fat që e pa ndeshjen e tyre ndaj Juventusin.
“Isha me shumë fat që së bashku me Murmel (qeni i tij) pashë ndeshjen e Villareal ndaj Juventus. do të jenë një kundërshtar i vështirë për ne dhe do të na duhet të luftojmë në çdo sekondë për të shkuar në gjysmëfinale”, u shpreh Muller.
