Robert Lewandowski mbaron kontratën me Bayern Munich në qershor të 2023-shit dhe emri i tij është lidhur së fundmi me emrin e Barcelonës.
Klubi gjerman, siç bën me dije eksperti dhe gazetari i sportit, Fabrizio Romano, po tenton të mbyllë marrëveshjen e rinovimit sepse nëse një gjë e tillë ndodh atëherë polaku mund të largohet me parametra zero në fundin e sezonit të ardhshëm.
Nga mediet spanjolle theksohet se personat që e rrethojnë sulmuesin e Bayern kanë zhvilluar bisedime me Barçën, në rast se tentativat e rinovimit me kampionët në fuqi të Gjermanisë dështojnë.
Romano thekson se nuk ka pasur bisedime mes klubeve për momentin, madje shton se nuk ka asnjë marrëveshje mes Barçës dhe vetë lojtarit, pasi vetë Lewandowski dëshiron që së pari të shikojë se çfarë do ndodhë me bisedimet e rinovimit me bavarezët.