Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Mund të bëja çfarë të doja me makinën”, Verstappen: Ndryshimet funksionuan!

Max Verstappen koleksionoi fitoren e katërt në pesë garat e para të këtij sezoni në Formula 1. Piloti holandez nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim triumfin në Çmimin e Madh të Kinës, pavarësisht se në pistën e Shanghait në dy momente u fut makina e sigurisë. Pas këtij suksesi, 26-vjeçari theksoi se kishte një ndjesi të shkëlqyer me makinën në pistë ndërsa shtoi se mund të bënte çfarë të donte me RedBull-in e tij.

“Makina më dhuroi një ndjesi fantastike, ishim të shpejtë gjatë gjithë fundjavës, por ndryshime që provuam një ditë më parë, funksionuan më së miri dhe makina ishte edhe më e mirë. Ishte një kënaqësi ta ngisje atë.

Lexo edhe:

Edhe pas ndërhyrjes nga makina e sigurisë, makina sërish u përgjigj mirë dhe ishte në ritmin e duhur. Ishte një fundjavë që e shijova shumë”, u shpreh Verstappen.

Tre herë Kampioni i Botës udhëheq klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve me 110 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës, Sergio Perez në kuotën e 85 pikëve ndërsa i treti në renditje vjen ferraristi Charles Leclerc me 76 pikë.

Gara e radhës në Formula 1 do të jetë ajo në Çmimin e Madh të Amerikës në Miami, më datë pesë maj.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...