Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Mund të shpallet kampione e Francës, rezultatet që i duhen PSG-së për të festuar nesër

Paris Saint-Germain do të luajë këtë të mërkurë kundër Angers, për ndeshjen e raundit të 33-të të Ligue 1 dhe njëkohësisht mund të shpallet edhe kampione e Francës.

Megjithatë për të festuar titullin PSG-së i duhet fitorja e saj si edhe një humbje ose barazim i Marseille kundër Nantes, me të dyja përballjet që do të luhen këtë të mërkurë në orën 21:00.  Aktualisht parizienët kanë grumbulluar 74 pikë, plot 15 më shumë se marsejezët e vendit të dytë. Në të njëjtën kohë me festimin e titullit të këtij sezoni, PSG-ja do të festojë edhe titullin e 10-të në histori dhe do të barazojë Saint Etienne.  Ky është edhe një rekord i ri, pasi PSG-ja fiton tetë trofe në nëntë edicionet e fundit.

Pas eliminimit nga Champions League, tashmë qëllimi i vetëm i skuadrës së PSG-së është shpallja kampion sa më shpejtë të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë grumbullimi i sa më shumë fitoreve, duke qetësuar disi tifozerinë e klubit që është shumë e zhgënjyer nga yjet e shumtë që janë pjesë e ekipit të Mauricio Pochettinos.

Ndërsa sa i përket zonës së mbijetesës gara është ende e hapur për 10 skuadrat e fundit në renditje, pasi matematika i rrezikon të 10-ta ato dhe aktualisht asnjë nuk e ka mbyllur me Ligue 1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...