Mundësi shqiptar, kampion i vendit, Leonard Frrokaj ka pësuar një dëmtim të rëndë, në tapet, në duelin për medaljen e artë të kampionatit Ballkanik për të rinjtë U-17, që zhvillohej në Slloveni.
Frrokaj ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe është dërguar me helikopter në Ljubjanë, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Aktualisht mundësi shqiptar vijon të jetë në gjendje kome, ndërsa mjekët po punojnë që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve.
