Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Mundësia e largimit nga PSG, ish-interisti: Harrojeni! Dua të qëndroj

Sezoni i parë në Ligue 1 me PSG-në nuk ishte më i miri në aspektin personal për Milan Skriniar, por mbrojtësi sllovak ka besim se ndryshe do të jenë sezonet e ardhshëm.

Një dëmtim në kaviljen e majtë e frenoi në momentin më të mirë, por gjithçka i përket së kaluarës. Ish-interisti është optimist për sezonin e ri, ndërkohë që thekson se dëshira e tij është të vijojë me kampionët e Francës.

Padyshim që dua të qëndroj te PSG, kam ende edhe 4 vite kontratë. Jam i lumtur në Paris, e tillë është edhe familja ime. Nëse nuk do të isha lënduar do të flitnim ndryshe për sezonin tim.

Lexo edhe:

Largimi? Askush nga drejtuesit nuk më ka thënë asgjë për një largim të mundshëm. Për rreth 6 muaj i luajta të gjitha ndeshjet. Isha i lumtur dhe i mbushur me besim.

Më pas ndodhi ai dëmtim që më la jashtë për 3 muaj. Nuk e kisha të lehtë të rikthehesha, sidomos në një skuadër si e jona ku konkurrenca është e fortë në të gjitha pozicionet. Tani ndihem më mirë”, u shpreh kapiteni i kombëtares sllovake.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...