Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Mundësia për të zgjedhur 3 kombëtare dhe rekordet speciale, ish-mesfushori titullar në 2 finale europiane!

Owen Hargrives, ishte një nga mesfushorët më klasikë të fillim viteve 2000 teksa shkëlqeu fillimisht me Bayern Munich për të kaluar më pas në Premier League te klubi i Manchester United. Në të dyja këto klube legjendare të Europës, Oëen Hargrives bëri shumë mirë ku spikasin dy trofe të Champions League, fillimisht me bavarezët në sezonin 2000-2001 dhe më pas me “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Sir Alex Ferguson në sezonin 2007-2008.

Interesant është fakti se në të dyja finalet ku Hargrives ka marrë pjesë, 90-minutat nuk kanë mjaftuar dhe si Bayern, ashtu edhe Manchester United fituan vetëm falë penalltive respektivisht ndaj Valencias dhe Chelseat ndërsa ish-mesfushori është aktivizuar titullar në këto sfida madje duke i luajtur të gjitha minutat në dispozicion.

Por, Hargrives nuk është dalluar vetëm në futbollin e klubeve por ka pasur një kontribut shtatëvjeçar për kombëtaren e Anglisë, aty ku ka vendosur edhe disa rekorde të veçanta. Në fakt, kur vjen puna te kombëtarja, historia e Hargrives mund të ishte krejtëisht e ndryshme nga rrjedha që të gjithë njohim. I lindur në Kanada, me të emën që kishte origjinë uellsiane dhe me babain nga Anglia, fillimisht Hargrives përfaqësonte Uellsin U19 ndërsa ishte i lirë që në të ardhmen të zgjidhte për të përfaqësuar Kanadanë apo edhe Anglinë.

Duke njohur opsionet e shumta të djaloshit mbi të ardhmen, te Anglia nuk ngurruan t’i bënin një ftesë. Kështu, Hargrives që në atë kohë aktivizohej për Bayern Munich, debutoi me Tre Luanët më datë 15 gusht të vitit 2001 në një ndeshje ndaj Holandës.

Në atë moment, Hargrives regjistroi edhe një rekord të veçantë me britanikët teksa u shndërrua në të dytin lojtar (pas Joe Baker) që vesh fanellën e kombëtares pa luajtur më parë në një ligë të kampionatit anglez. Gjatë kohës që u aktivizua me Anglinë, Hargrives u regjistroi 42 ndeshje me Tre Luanët teksa mori pjesë në Kupën e Botës 2002, Kampionatin Europian të vitit 2004 si dhe Kupën e Botës të vitit 2006.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...