Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Mungesa e golave, mesazhi i Hasenhuttl për Brojën dhe Che Adams

Sipas trajnerit të Southampton, Ralph Hasenhuttl, të gjithë sulmuesit kalojnë periudha që nuk mund të shënojnë dhe shton se edhe atij vetë i ka ndodhur një gjë e tillë, ndaj e kupton talentin shqiptar, Armando Brojën.

Duke folur në prag të sfidës ndaj Brentford, që luhet këtë të shtunë në orën 16:00, tekniku theksoi se si Broja ashtu edhe Che Adams, nuk po ia dalin që të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe po vuajnë mungesën e golave.

“Ndoshta nuk është e nevojshme t’u thuash atyre ku duhet të qëndrojnë në fushë, sepse ata e dinë këtë. Unë kam qenë gjithashtu sulmuesi dhe mund të jeni të sigurt që kam kaluar periudha pa shënuar gola në karrierë, dhe e di sesi ndihen.”-tha ai.

Më tej Hasenhuttl shtoi se sulmuesit e skuadrës së tij duhet të punojnë shumë dhe mbi të gjitha të marrin vendimet e duhura përpara portës.

“Unë mendoj se gjëja kryesore është që t’i sjellë ata më shpesh në pozicionin ku mund të shënojnë edhe pse u takon atyre të marrin vendime më të shpejta dhe vendimet e duhura para portës. Të gjithë e dimë që sulmuesit tanë duhet të punojnë shumë. Është e vështirë të shënosh, sidomos ndaj skuadrave shumë të forta.”-deklaroi trajneri i Southampton.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...