Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Mungesa e pasaportave shqiptare, ndryshon lista e Kombëtares U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 nis nga kjo e shtunë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve që janë në program për muajin shtator, atë ndaj Armenisë në transfertë më 8 shtator, dhe ndaj Rumanisë në ‘Elbasan Arena’ më 12 shtator, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2025.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi shpalli tri ditë më parë edhe listën me 23 emrat e lojtarëve të thirrur për këto dy sfida të rëndësishme, të cilët do t’i zhvillojnë përgatitjet e tyre në Stamboll të Turqisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadrës do t’i bashkohen edhe dy futbollistë të tjerë, Elmando Gjini, mbrojtës i ekipit të Genoa-s në Itali dhe Rei Pecani, mesfushori i Skënderbeut, në mënyrë që trajneri Bushi të ketë në dispozicion një grup të plotë. Gjithashtu, bëhet me dije se me ekipin nuk do të udhëtojë mesfushori Leandro Frroku për shkak të një dëmtimi.

Lexoni edhe:

Ndër të tjera, Departamenti i Komunikimit në FSHF shton se tre prej futbollistëve të ekipit kombëtar U-21, Enis Asani, Arlind Rexhepi dhe Edon Pruti nuk janë pajisur ende me pasaporta shqiptare, çka mund të shtyjë edhe debutimin e tyre në radhët e Kombëtares U-21.

Ndeshja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë ajo kundër Armenisë më 8 shtator, në ora 19:00, ndërsa takimi tjetër do të jetë ai kundër Rumanisë në ‘Elbasan Arena’, më 12 shtator në ora 18:30.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...