Serie A

Mungesa e rezultateve, drejtuesit e Milanit monitorojnë stërvitjen

Edhe pse ndryshoi trajner, Milani dështoi sërish të kthehet te fitorja, ndonëse përballë kishte një skuadër si Benevento, që numëronte 14 humbje në po kaq takime të Serisë A. Kuqezinjtë e Gattusos kaluan 2 herë në avantazh, por u befasuan nga goli i Brignolit në minutën e 93-të.

Tani Milani është shumë larg objektivave të fillim-sezonit, sepse është plot 13 pikë larg zonës Champions dhe për më tepër, po komplikon edhe arritjen e një vendi në Europa League, pasi ka 5 pikë më pak se vendi i 6.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Milanit, Fassone dhe Mirabelli kanë vendosur të zbresin në Milanello dhe ndjekin nga afër stërvitjen e skuadrës. Kjo lëvizje duket si një mënyrë për të motivuar më shumë skuadrën dhe për ta shkundur në prag të ndeshjes së ardhshme, të dielën në mbrëmje përballë Bolognas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency