Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mungesat e shumta nuk e shqetësojnë Pirlon, ja si pritet të rreshtohet Juve ndaj Crotones

Pirlo ka të paktën më tepër fat se shumë nga kolegët e tij, për arsyen e thjeshtë se ka në një organikë me shumë cilësi. Kjo edhe sepse pauza për impenjimet e kombëtareve nuk ka qenë me siguri një avantazh për Juventusin, madje ka ndodhur krejt e kundërta.

Cristiano Ronaldo është bllokuar nga Covid-19, Dybala ka bërë një udhëtim të gjatë ndërkontinental pa luajtur me Argjentinën për shkak të një virusi në aparatin tretës, ndërsa Ramsey nuk ndoqi Uellsin në Bullgari për një problem muskulor.

Të gjitha këtyre ju duhen shtuar edhe rikthimet nga udhëtimet e gjata si në rastet e Cuadrado, McKennie dhe Bentancur. Në sfidën me Crotonen Pirlos i duhet të shpikë për të improvizuar sulmin titullar.

Duke parë tablonë e përgjithshme, është e mundur që trajneri të zgjedhë modulin 4-4-2 duke hedhur në sulm Kulusevskin dhe Moratën që ka qëndruar këto ditë në Torino për të përmirësuar gjendjen fizike dhe Bernardeschin e Chiesa-n nga krahët, edhe pse duket një zgjedhje që i ofron pak ekuilibër në skuadrës.

Është i mundshëm edhe opsioni që trajneri të zgjedhë një tredhëmbësh sulmi, me Chiesan dhe Kulusevskin nga krahët dhe Morattën në qendër me një mesfushë më solide. Në çdo rast edhe një Juventus i reduktuar nga dëmtimet apo mungesat, mbetet një skuadër e niveleve shumë të larta.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...