Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mungesë e madhe për Holandën, Van Dijk nuk merr pjesë në Euro 2020!

Pasi humbi të gjithë sezonin me Liverpoolin për shkak të atij dëmtimi në derbin ndaj Evertonit 18 tetorin e kaluar, Virgil Van Dijk nuk do jetë pjesë as e Europianit të kësaj vere me përfaqësuesen holandeze dhe do të jetë pikërisht ai mungesa e madhe e kombëtares portokalli. Ndërhyrja makabre e portierit të Everton Jordan Pickford ende nuk është lënë pas nga gjigandi i prapavijës së Liverpoolit i cili për të zbritur sërish në fushë duhet të presë sezonin e ardhshëm.

Objektivi i 29-vjeçarit ishte rikuperimi për Euro 2020, por, për fat të keq, nuk ia ka dalë dot.

Fizikisht e ndjej që është vendimi më i mirë që të mos marr pjesë në Euro 2020. I gjithë fokusi im do të jetë të filloj fazën time të fundit të rikuperimit në fazën përgatitore me Liverpool, që të jem gati për sezonin e ri“, deklaroi një nga mbrojtësit më të fortë në planet.

Liverpooli e ka vuajtur shumë mungesën e Van Dijk në këtë sezon me skuadrën e Jurgen Klopp që mbrojtjen e ka patur pikën më të dobët pa holandezin dhe me shumë gjasa do të mbetet jashtë Champions Leagues për sezonin e ardhshëm.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...