Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Mungesë vizioni”/ Vera e dështuar shqiptare, sondazhet: Kombëtarja dhe Tirana për turp!

Kush ju zhgënjeu më shumë këtë verë?

Tirana në Champions: 46 përqind

Kombëtarja në Nations: 42 përqind

Laçi në tur të dytë: 8 përqind

Partizani-Vllaznia: 4 përqind

Ajo çka bie në sy është fakti që Tirana është e vetmja kampione në Europë, që doli nga garat europiane pa marrë qoftë dhe një barazim në Champions dhe në Conference League.

Kush janë arsyet e dështimit?

Mungesa e vizionit: 72 përqind

Mungesa e parave: 15 përqind

Mungesa e lojtarëve: 11 përqind

Mungesa e fatit: 2 përqind

Tifozët shqiptarë – ashtu si kudo – shpesh mendojnë se ekipet e tyre të zemrës “kushedi çfarë janë” dhe jo rrallë nuk krijojnë dot ide racionale, dhe duke u nxitur nga faktori “dashamirës” kanë pritshmëri më të larta se sa realiteti. Këtë radhë ama kanë shumë të drejtë të ndihen të zhgënjyer. Verë si kjo, futbolli shqiptar nuk ka pasur për afro 30 vite.

Rezultate të dobëta, lojëra të shëmtuara dhe askush që shpëton. duke nisur madje që nga Kombëtarja, që në qershor luajti tre ndeshje, ku sidomos humbja me Izraelin dhe barazimi me Estoninë janë konsideruar një dështim.

Në një sondazh online të kryer nga kompania Sonketa, ku morën pjesë më shumë se 1 mijë sportdashës nga qytete dhe mosha të ndryshme, Kombëtarja dhe Tirana zhgënjyen njësoj shumë. 46 përqind e tyre mendojnë se zhgënjimi më i madh ishte Tirana në Champions, ndërkohë që 42 përqind të tjerë thonë që ishte Kombëtarja në Nations League ajo çka ka habitur më shumë negativisht.

8 përqind janë surprizuar negativisht nga eliminimi i Laçit, ndërsa vetëm 4 përqind e kanë konsideruar dështim eliminimin e Partizanit dhe Vllaznisë. Normal që bie më shumë në sy Tirana, sepse në fund rezultoi e vetmja kampione e Europës që iku nga garat europiane pa marrë qoftë dhe një pikë në Champions dhe Conference League.

Në anketën tjetër, ku tifozëve u kërkohej opinioni i tyre në lidhje me arsyet e këtij dështimi, qartësisht 72 përqind e tyre mendojnë se kombëtarja apo klubet tona, nuk e kanë vizionin e duhur për të konkurruar në Europë! 15 përqind mendon se nuk kemi para mjaftueshëm, teksa 11 përqind janë të bindur se nuk kemi lojtarët e duhur.

Vetëm 2 përqind – e papërfillshme si shifër – mendon që kemi pasur mungesë fati. Marzhi i gabimit në këtë rast është zero. Shifra 72 përqind për mungesë vizioni, është aq e madhe sa dhe nëse do ulej disi sërish do mbizotëronte ndjeshëm.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...