Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mungoi në ndeshjen ndaj City, CR7 rikthehet në stërvitje. E ardhmja te Djajtë e Kuq në “fije të perit”

Cristiano Ronaldo ka qenë prezent në stërvitjen e fundit të Manchester United duke u kthyer nga Portugalia ku ishte larguar menjëherë pas vendimit se trajneri Ralf Rangnick nuk do ta aktivizonte nga minuta e parë në derbin e humbur 4-1 ndaj Manchester City.

Tekniku gjerman theksoi se sulmuesi kishte probleme fizike ndaj vendosi ta linte jashtë skuadre, mirëpo fakti se Ronaldo u largua drejt vendlindjes la shumë vend për interpretime të ndryshme. Mediat britanikë theksojnë se e ardhmja e CR7 te United është në “fije të perit”, ndërsa palët nuk janë të lumtura në raportin e tyre.

37-vjeçari nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit sidomos në vitin 2022 ku golat i ka pasur me pikatore, megjithatë, pavarësisht vështirësive dhe kritikave të marrë në këtë fillimviti për formën e dobët, Ronaldo mbetet lider i skuadrës me nëntë gola të shënuar në kampionat dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...