Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Mungoi në stërvitje, por Dortmundi nuk “lëshon” Haalandin

Dortmund's Norwegian forward Erling Braut Haaland (L) celebrates with Dortmund's English midfielder Jude Bellingham after the German first division Bundesliga football match FC Schalke 04 vs Borussia Dortmund in Gelsenkirchen, western Germany, on February 20, 2021. - Dortmund won the match 4-0. (Photo by Ina Fassbender / various sources / AFP) / RESTRICTIONS: DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by INA FASSBENDER/AFP via Getty Images)

Erling Haaland është në majën e listës së dëshirave të shumë klubeve të pasura në Europë dhe këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, sepse po flitet për një sulmues që në sezonin e fundit ka shënuar 41 gola në 41 ndeshje dhe për dikë që e ka harruar është ende 20 vjeç. Ditët e fundit ka dalë në skenë një ofertë e çmendur e Chelsea-t prej 175 milionë eurosh, një shifër që do ta trondiste Dortmundin, por, me sa duket, për momentin klubi gjerman kërkon ta mbajë në skuadër “yllin” norvegjez. Këtë e ka konfirmuar në një prononcim për mediat gjermane përgjegjësi i ekipit, ish-mesfushori, Sebastian Kehl.

“Nuk ka asgjë të re në lidhje me Haaland. Ai është në planet tona dhe shumë shpejt do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Erling është i etur për të shënuar sa më shumë me Dortmundin dhe ndihet shumë mirë tek skuadra jonë. “

Kehl e përmendi jo pa arsye edhe praninë  e sulmuesit në stërvitje në ditët e ardhshme, sepse Haaland ka munguar në seancat e para stërvitore të Borussias, duke ndezur zërat për një largim të tij, ku përveç Chelsea-t kanë shfaqur interes edhe Reali i Madridit e Manchester City.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...