Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mungojnë befasitë, Feronikeli e Trepça ’89 në finale

Finalja e këtij edicioni të Digitalb Kupës së Kosovës do të jetë Feronikeli-Trepça ’89. Sikurse pritej, skuadra nga Drenasi dhe mitrovicasit, avancuan për në sfidën e fundit të kompeticionit, duke eliminuar Ballkanin dhe Vëllaznimin.

Feronikeli triumfoi edhe në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Ballkanit më rezultatin 2-0, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Goli i parë u shënua në minutën e 17-të nga Lapidar Lladrovci. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, por për të vulosur kualifikimin e Feronikelit mendoi Artur Magani, që shënoi golin e sigurisë në minutën e 82-të.

Takimi tjetër gjysmëfinal Trepça ’89-Vëllaznimi përfundoi me fitoren minimale të gjakovarëve (realizoi Kushtrim Gashi, pasi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendas në minutën e 25-të). Një humbje që nuk mund të ndryshonte asgjë, pasi takimin e parë mitrovicasit e kishin fituar thellë 4-0.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...