Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mungojnë golat e Latif, Teuta ka nevojë për një bomber!

9 gola në sezonin e kaluar, por 6 prej tyre vetëm në muajin e fundit të kampionatit, kur Teuta siguroi mbijetesën, këtë vit skuadra bregdetare lufton për të tjerë objektiva. Shkëmbi ka ndërtuar një skuadër të mirorganizuar që prodhon futboll dhe pëlqen qarkullimin e topit, por nëse rezultatet nuk janë në raport të drejtë me volumin, atëherë faji nuk mund të jetë vetëm i fatit të keq. Kërkohet më shumë nga sulmuesit, dhe aty pesha kryesore bie mbi Amadou Latif, në fundin e sezonit të kaluar kur pyetej nëse do të vazhdonte te Teuta përgjigja ishte me një fjalë kuptimplote,

Këtë sezon Latif është aty, e madje titullar fiks në majën e sulmit, ka shënuar një gol atë që dhuroi fitoren ndaj Kamzës, pastaj pjesa tjetër mund të përmblidhet në shumë raste të shpërdoruara. Teuta e këtij sezoni ka ambicie të mëdha dhe një skuadër të mirë, por varësia prej tij mund ti kushtojë, sidomos nëse kujton kurbën e sezonit të kaluar kur Latif shpërtheu vetëm në fund, varësia prej ganezit është një bast më shumë se i rrezikshëm,ndërkohë që edhe Arsid Kruja , Kamara apo Traore janë ende në kuotën e zero golave, për të fituar Shkëmbit i duhet një sulmues.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...