Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mungojnë ofertat serioze, Hysaj vendos të provojë shanset te…

Shumë zhurmë për asgjë. E tillë mund të etiketohet merkatoja verore për Elseid Hysajn, i cili edhe pse konsiderohej i larguar nga Napoli, duket se do të qëndrojë të paktën deri në janar nën urdhrat e Carlo Ancelotti. Vetë futbollisti shkodran pak kohë më parë u shpreh për SuperSport se kishte ardhur momenti ta vijonte karrierën në një skuadër tjetër, pa përcaktuar brenda apo jashtë Italisë, por duket që shuma që kërkon presidenti De Laurentiis për kartonin e tij ka bërë që të zmbrapsen klubet e interesuara.

Atletico e Madridit ia besoi krahun e djathtë ish-mbrojtësit të Tottenhamit, Tripper, Roma me sa duket nuk ka ndërmend të shpenzojë 20 milionë euro për 25-vjeçarin kuqezi, ndërsa Tottenhami thjesht ka monitoruar situatën, por bërë hapa konkretë. Sipas Corriere dello Sport, në këto kushte Hysaj po merr seriozisht në konsideratë të provojë shanset te Napoli, pavarësisht se në pozicion e tij është afruar Di Lorenzo.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...