Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mungon 5 javë, ja si Dembele mashtroi Barcelonën

Sezon i ri, zakon i vjetër i Ousmane Dembélé. Sulmuesi i Barcelonës pësoi një dëmtim në bicepsin femoral në ndeshjen e parë të La Ligas kundër Athletic Bilbaos dhe sipas njoftimit zyrtar të klubit katalan do të qëndrojë 5 javë jashtë fushave të blerta.

Një problem serioz për trajnerin Valverde, që nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës me Real Betisin në “Camp Nou” as Luiz Suarez i zëvendësuar që në pjesën e parë në disfatën e “San Mames” po për arsye dëmtimi.

Sikur të mos mjaftonin “dhimbjet e kokës” në kampin “blaugrana” për mungesën e gjatë të Dembelesë (që kur u ble nga Barcelona ka pësuar dëmtime të shpeshta, që e kanë mbajtur për muaj të tërë në infermieri), edhe sjellja e tij lë për të dëshiruar.

22-vjeçari ka injoruar stafin mjekësor të Barcelonës, që i kishte lënë takim të shtunën për ekzaminimin e radhës të këmbës së majtë, dhe ka fluturuar drejt Senegalit për një udhëtim privat, pa lajmëruar drejtuesit e skuadrës dhe është paraqitur vetëm të hënën në stërvitje, kur u konfirmua dhe dëmtimi i tij nga stafi mjekësor.

Dembélé, të cilit trajneri Ernesto Valverde dhe klubi i kishin dhënë besimin të plotë në mënyrë që në sezonin e tij të tretë të ishte i rëndësishëm për skuadrën, ka zhgënjyer përsëri. Dhe ç’është më e rëndësishmja jo thjesht për faktin se fiziku u tij po rezulton i kristaltë, por edhe për anën disiplinore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...