Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mungon takimi me golin, bomberat në bankën e të akuzuarve

Nëse në këto ditë të ftohta janari gjëndja gripale konsiderohet si normale  por këtë sezon kampionati italian është përfshirë nga një tjetër virozë, ajo e mungesës së golave. Në 14 takimet e fundit boshniaku Edin Dzeko, për të cilin ka nisur apeli anglez numëron vetëm dy gola. Nga ana tjetër janë edhe Schick e Defrel që qëndrojnë në kuotën e zero golave. Tek Roma dhe jo vetëm, lista e bomberave që mungojnë në takimin me golin nuk është e pakët. Imun ndaj kësaj epidemie rezultojnë vetëm Immobile apo Quagliarella. Jo vetëm Dzeko por edhe Mertens, Higuain dhe protagnistë të tjerë duhet të vaksinohen për të rigjetur portën. Edhe tek Milani një tjetër pacient, Andre Silva që ka rezultuar produktiv në Europë me plot 8 gola nuk arritur të shfrytëzojë asnjë prej 537 minutave në kampionatin italian për të shënuar të paktën një herë.  Më keq akoma Kalinic që ka gjetur portën vetëm njëherë në 318 minuta me gjithsej katër gola në kampionat. Mesa duket kjo fazë e kampionatit po kapërdihet me vështirësi nga ata që presupozohet të dinë të bëjnë më mirë  vetëm një gjë, gjetjen e portës.  Duket si një mallkim pa origjinë që ulet këmbëkryq në Serinë A, po të shtojmë dhe çështjen e njeriut 100 milionësh, me Belottin, që numëron vetëm katër gola. Kura duhet shpikur nga Imobbile apo dhe Quagliarella, të cilët rezultojnë të vaksinuar me sukses.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...