Merkato

Mungon vetëm zyrtarizimi, Aguero te Barça pas finales së Championsit!

Pas 10 viteve në të cilët numëron 388 paraqitje dhe 258 gola në të gjitha kompeticionet Sergio Aguero do t’i japë lamtumirën Manchester City-n dhe finalja e Champions Leagues mes Citiziens dhe Chelsea-t në D’o Dragao të Oportos do të jetë edhe ndeshja e fundit e El Kun me fanellën e kampionëve të Anglisë. Në moshën 33-vjeçare i mbush në 2 qershor, sulmuesi argjentinas do të provojë një eksperiencë të re, teksa do të rikthehet në La Liga aty ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Atletico Madrid. Sergio Aguero do të firmosë zyrtarisht për Barcelonën pas finales së Champions League me të cilët ka arritur akordin për një kontratë 2-vjeçare me një pagë disi më të ulët se 12 milionë eurot që përfiton aktualisht në sezon me Manchester City-n. Faktori kryesor që Aguero ka zgjedhur Barçën ka qenë Lionel Messi, shoku i tij në kombëtaren argjentinase me të cilin El Kun ka raporte të shkëlqyera. Kalimi i Agueros në Camp Nou konfirmon edhe qëndrimin e Messit te Barça të paktën edhe për sezonin e ardhshëm me 6-herë fituesin e Topit të Artë që ka vendosur të rinovojë kontratën me skuadrën e drejtuar nga holandezi Ronald Koeman. Bashkë me Agueron te Barcelona do të transferohet edhe mbrojtësi i talentuar Eric Garcia i cili ashtu si sulmuesi argjentinas do të kalojë në Camp Nou me parametër zero, pasi këtë verë i përfundon kontrata me Manchester City-n.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency