Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Murati: Dukës i propozova Luis Fernandezin, PSG mbetet…

Edvin Murati, Paris St Germain (Photo by Tony Marshall/EMPICS via Getty Images)

Edvin Murati ndodhet i vetizoluar në Francë, ku situata për shkak të Koronavirusit është mjaft problematike. “Lusha”, siç njihet ndryshe Murati, tregoi për “FanZone” se i ka propozuar presidentit të FSHF-së, Amand Duka, Luis Fernandezin për trajner të Kombëtares. “E kemi thyer nga pak karantinën, diku do ta tregojmë që jemi shqiptarë.”

Nofka “Lusha”: Babai im, kur kam qenë i vogël, më thërriste “Lusha” dhe më mbeti emri.

Situata në Francë: Në Francë gjendja është shumë e vështirë. Këtu janë 14 mijë të vdekur, duhet shumë kujdes. Për futbollin është shumë e vështirë, pasi gjërat janë të lidhura me të drejtat televizive etj.

Ndeshja me Greqinë: Janë kujtime shumë të bukura. Greqia ishte kampionë e Europëst në vitin 2004. Në atë periudhë unë luaja në Greqi, janë emocione të veçanta kur i shikon ato momente. Ishim një ekip shumë i mirë pasi luanim së bashku me njëri-tjetrin prej 6-7 vitesh. E ndihmonim shumë njëri-tjetrin. Në Greqi më quanin “Maradona  i Ballkanit”.

PSG, ekipi i zemrës: Është ekipi im i zemrës, pasi kam ardhur që 15 vjeç. Ishte ekipi që më ndihmoi kur unë isha emigrant. E ndjek gjithmonë dhe do jem gjithmonë në ndeshjet e këtij klubi.

Trajnerët francezë për Kombëtaren: Dukës i kam propozuar disa trajnerë francezë, por ai mendon që është më mirë për Kombëtaren që të marrë trajnerë italianë. I kam propozuar Luis Fernandezin, por nuk e ka pranuar.

Ndeshja e bamirësisë: Ishte kënaqësi dhe tashmë do të mundohem që të bëj një ndeshje mes legjendave Francë-Shqipëri.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...