Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Muriel: Goli? Zgjedhje e momentit, s’mund të koordinohesha ndryshe

Sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel, foli për DAZN pas suksesit në shtëpi kundër Milanit, i cili erdhi falë një goli të mrekullueshëm me thembër.

Mund të na flisni për fundin e ndeshjes?

Ishte një fund i bukur, sepse arritëm të fitonim. Bëmë një lojë të mrekullueshme, duke u mbajtur derisa ata kishin topin dhe duke qenë të mirë në shënimin e golave. Ne u rikthyem pas disfatës së Torinos, kjo është rruga.

Lexoni edhe:

Si ju erdhi në mendje për ta goditur topin me thembër?

Këto janë zgjedhje që bëhen në moment. Nuk e mendon, sepse edhe nëse e tenton në stërvitje, nuk mun ta dish se kur mund të ndodhë një mundësi si kjo. Nuk mund të koordinohesha në asnjë mënyrë tjetër.

A jeni i qetë psikologjikisht?

Jam i qetë, gjithmonë e kam vënë veten në dispozicion të trajnerit, bashkëlojtarëve dhe klubit. Gjithmonë dua të luaj dhe, kur më vijnë mundësitë, përpiqem të jap maksimumin. Sot arrita të shënoj një gol dhe t’i jap fitoren skuadrës. Është rezultat i lojës së bukur të të gjithëve.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...